Në zbatim të ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për Nëpunësin Civil”, i ndryshuar neni 25 dhe 26, si dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” ndryshuar me të fundit 748, datë 19.12.2018:
Autoriteti i Konkurrencës njofton se:
Pas vlerësimit paraprak të dokumenteve të kandidatëve, të paraqitur pranë Autoritetit të Konkurrencës, për pozicionin “Përgjegjës i Sektorit” të Komunikimit, në Autoritetin e Konkurrencës rezulton se procedurat e lëvizjes paralele mbyllen pa asnjë kandidaturë.
Procedurat e konkurrimit për pozicionin e mësipërm do të vazhdojnë me kandidaturat e paraqitura për plotësimin me “Ngritje në detyrë”. Kandidatët që plotësojnë kriteret e veçanta dhe të përgjithshme dhe do të vazhdojnë konkurrimin, me procedurën e “Ngritjes në detyrë” në kategorinë e ulët drejtuese për pozicionin e mësipërm janë:
Znj. Paola Gjika
Konkurrimi për këtë pozicion do të zhvillohet në datën 29.09.2021 në orën 10.00 në ambientet e Autoritetit të Konkurrencës