AUTORITETI I KOMUNIKIMEVE ELEKTRONIKE DHE POSTARE, VERIFIKIM PARAPRAK

Në zbatim të Ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar si dhe VKM-së nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, levizjen paralele, periudhen e provës dhe emërimin në kategorine ekzekutive”i ndryshuar, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), njofton se:
– Znj.Ornela Marku do të vazhdojë konkurimin në procedurën e pranimit në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive;
– Znj. Sara Troplini do të vazhdojë konkurimin në procedurën e pranimit në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive;
– Znj.Viarta Pulla do të vazhdojë konkurimin në procedurën e pranimit në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive.
Konkurimi
– Testimi me shkrim do të zhvillohet në ambientet e AKEP (salla e mbledhjeve), Rr. Reshit Çollaku, në datën 18.01.2022, ora 10:00.
– Intervista me gojë do të zhvillohet në ambientet e AKEP (salla e mbledhjeve), Rr. Reshit Çollaku, në datën 18.01.2022, ora 12:30.
Kandidatët do të vlerësohen nga Komiteti i Përhershëm i Pranimit për Nivelin Ekzekutiv në AKEP-KPP, nëpërmjet vlerësimit të jetëshkrimit, vlerësimit me shkrim dhe intervistës së strukturuar me gojë.
Totali i pikëve të vlerësimit të kandidateve është 100 pikë, të cilat ndahen përkatësisht:
a) për vlerësimin e jetëshkrimit (CV) të kandidatëve, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 15 pikë;
b) për intervistën e strukturuar me gojë, deri në 25 pikë;
c) për vlerësimin me shkrim, deri në 60 pikë.
Pas përfundimit të vleresimit të testit me shkrim, nese kandidati grumbullon më shume se (mbi 30 pikë e lart), nga vleresimi me shkrim ai i kualifikohet për intervisten e strukturuar me gojë dhe vleresimin e jetëshkrimit.
Komiteti, në përfundim të vlerësimit, përzgjedh kandidatin, i cili renditet i pari me pikët maksimale, për t’u emëruar në pozicionin Specialist i Çështjeve Gjyqësore.
Në rastet e kandidatëve me pikë të barabarta zbatohen parashikimet e pikës 13, Kreu IV të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” i ndryshuar.
Lista e fituesve me mbi 70 pikë (mbi70%) do të njoftohet në datën 18.01.2022.
Njoftimi do të publikohet: në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në faqen zyrtare të AKEP