Në zbatim të Kreut V të Ligjit nr. 152/2013 datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar si dhe Kreut II, të VKM-së nr. 242, datë 18/03/2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë
e ulët dhe të mesme drejtuese” i ndryshuar, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), njofton se:
– Z. GENT MALASI do të vazhdoj konkurimin në procedurën lëvizje paralele brenda së njëjtës kategori.
Konkurimi:
Konkurimi -Intervista me gojë do të zhvillohet në ambientet e AKEP (salla e mbledhjeve), Rr.Reshit Çollaku, në datën 09.12.2021 ora 12:00.
Kandidatet do të vlerësohen nga Komiteti i Pranimit për Levizje Paralele (KPLP) i ngritur në AKEP, nëpërmjet dokumentacionit të dorëzuar dhe intervistës së strukturuar me gojë.
Totali i pikëve të vlerësimit të kandidateve është 100 pikë, të cilat ndahen përkatësisht:
a. 40 pikë për dokumentacionin e dorëzuar i ndarë: 20 pikë për përvojen, 10 pikë për trajnime
dhe kualifikime në fushën përkatese, si dhe 10 pike për certifikimin pozitiv ose për vlerësimet e rezultateve individuale në punë, në rastet kur procesi i certifikimit nuk është kryer.
b. 60 pikë për intervistën e strukturuar me gojë.
Komiteti, në përfundim të vlerësimit, përzgjedh kandidatin, i cili renditet i pari me pikët maksimale, për t’u emëruar në pozicionin Përgjegjës i Sektorit të Kontrollit dhe Inspektimit.
Në rast se dalin fitues më shumë se një kandidat, me pikë të barabarta, zbatohen parashikimet e pikës 23, Kreu II të VKM-së nr. 242, datë 18/03/2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në
kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” i ndryshuar.
Lista e fituesve me mbi 70 pikë (mbi70%) do të njoftohet në datën 09.12.2021.
Njoftimi fituesit do të publikohet: në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në faqen zyrtare të AKEP në datën 15.12.2021.