Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare Shpallje Fituesi

Në zbatim të Ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, Vendimit nr. 243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” si dhe Vendimit të Komitetit të Pranimit për Lëvizjen e Paralele, AKEP përcjell fituesin për konkursin “lëvizje paralele brenda së njëjtës kategori”, për pozicionin Inspektor i Kontrollit të Shërbimeve Postare dhe Regjistrarëve të domain.al, në Drejtorinë e Monitorimit,
Kontrollit dhe Inspektimit.

KOMITETI I PRANIMIT PËR LËVIZJEN PARALELE në përfundim të procedurës së konkurrimit duke vlerësuar dokumentacionin e dorëzuar nga kandidati dhe intervistën me gojë të
zhvilluar në AKEP shpall fitues të konkursit si më poshtë:

– Znj. Ilda Nesturi fituese për pozicionin me 77 (shtatëdhjetë e shtatë) pikë.