Në zbatim të Ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 242, datë 18/03/2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” i ndryshuar, Njësia Përgjegjëse e AKEP Ju përcjell bashkëlidhur njoftimin, për publikimin e verifikimit paraprak për kandidatët që vazhdojnë konkurrimin për pozicionin: Përgjegjës i Sektorit të Autorizimeve, në Drejtorinë e Autorizimeve.Për sa më sipër, si organ kompetent i publikimit të njoftimeve në portalin e “Shërbimit Kombëtar të Punësimit” ju bashkëngjisim njoftimin për publikim.
Në zbatim të Kreu V, të Ligjit nr. 152/2013 “Për nepunesin civil”, i ndryshuar si dhe Vendimit nr. 242, datë 18/03/2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” i ndryshuar, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), njofton se:
– Znj. Alma Kërçini do të vazhdojë konkurrimin në procedurën e ngritjes në detyrë/pranim nga jashtë shërbimit civil.