AKADEMIA E SHKENCAVE, SHPALLJE FITUESI

Në zbatim të Rregullores së brendshme administrative të Akademisë së Shkencave, e ndryshuar, shkresës nr. 1006/7 prot., datë 23.9.2024  të Komisionit të Përhershëm të Pranimit për listën e kandidatit sipas pikëve të fituara për pozicionin e punës “Punonjës kërkimor-shkencor, me fushë kërkimi: Studime në gramatikë historike”, në Departamentin e Gramatikës dhe Historisë së Gjuhës, në Institutin e Gjuhësisë dhe Letërsisë” pranë Akademisë së Shkencave, në përfundim të procesit të konkurrimit:

Z. Aristotel Spiro shpallet fitues për këtë pozicion pune.

 

Në zbatim të Rregullores së brendshme administrative të Akademisë së Shkencave, e ndryshuar, shkresës nr. 910/5 prot., datë 20.9.2024  të Komisionit të Përhershëm të Pranimit për listën e kandidatit sipas pikëve të fituara për pozicionin e punës “Punonjës kërkimor-shkencor, në Departamentin e Folklorit”, “Doktor i Shkencave”-B2 (i cili do të mbulojë fushat e folklorit të shkruar), në Institutin e Antropologjisë, pranë Akademisë së Shkencave, në përfundim të procesit të konkurrimit:

Z. Neli Naço shpallet fitues për këtë pozicion pune

 

Në zbatim të Rregullores së brendshme administrative të Akademisë së Shkencave, e ndryshuar, shkresës nr. 910/6 prot., datë 20.9.2024  të Komisionit të Përhershëm të Pranimit për listën e kandidatit sipas pikëve të fituara për pozicionin e punës “Punonjës kërkimor-shkencor, në Departamentin e Folklorit”, “Doktor i Shkencave”-B2 (i cili do të mbulojë fushat e arteve dhe dijebërjes tradicionale), në Institutin e Antropologjisë, pranë Akademisë së Shkencave, në përfundim të procesit të konkurrimit:

Znj. Silvana Nini shpallet fituese për këtë pozicion pune