Në zbatim të Ligjit Nr.15/2019 “Për nxitjen e Punësimit”, Ligjit nr.15/2017 “Për arsimin dhe formimin profesional në Republikën e Shqipërisë”, Vendimit të Këshilli të Ministrave nr.554, datë 31.07.2019 “Për krijimin, mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive”, Udhëzimit nr.11, datë 3.3.2020 “Për mënyrën e organizimit dhe veprimtarinë e ofruesve publikë të arsimit dhe formimit profesional”, Urdhërit nr. 107, datë 13.08.2020 “Për disa ndryshime në Urdhërin nr.172, datë 24.12.2019 “Për miratimin e strukturës dhe organikës së Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive njofton shpalljen e procedurave të lëvizjes paralele për personelin mësimdhënës të teorisë profesionale
Për pozicionet:
- 3 mësimdhënës të teorisë profesionale në drejtimin Ekonomi-Biznes, me kontratë me afat për të zëvendësuar një mësuese me leje lindje
- 2 mësimdhënës të teorisë profesionale në drejtimin Ekonomi-Biznes, me kontratë pa afat
- 1 mësimdhënës i teorisë profesionale në drejtimin Tekstil-Konfeksion me kontratë pa afat
- 1 mësimdhënës i teorisë profesionale në drejtimin Ekonomi-Biznes me kohë të pjesshme
- PER ME TEPER KLIKONI NE LINKUN BASHKENGJITUR SHKOLLA EKONOMIKE 7 VENDE