AGJENCIA KOMBËTARE TË PUNËSIMIT DHE AFTËSIVE, DREJTORIA RAJONALE BERAT, PERFUNDIM PROCEDURE

Në zbatim të Ligjit nr.7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, Ligjit nr.15/2019 “Për nxitjen e punësimit”, Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.554 datë 31.07.2019 “Për krijimin, mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive”, i ndryshuar, Urdhërit të Kryeministrit nr.66, datë 19.05.2023 “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive”, i ndryshuar, Udhëzimit të Ministrit të Financave dhe Ekonomisë nr.15, datë 29.04.2022 “Për mënyrën e emërimit dhe të lirimit nga detyra të punonjësve të Drejtorive Rajonale të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive që trajtohen me Kodin e Punës”, shkresës me nr.399 prot, datë 23.05.2023 “Njoftim për vend pune”, të Drejtorisë Rajonale të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, Berat, protokolluar në AKPA me nr.1649 prot, datë 25.05.2023, njoftimit nr.1649/1 prot, datë 07.06.2023 “Njoftim për vend të lirë pune” të AKPA-s, për procedurën e shpalljes së vendit të lirë të punës për pozicionin: Përgjegjës Sektori në Sektorin e Zyrës Vendore Kuçovë, në Drejtorinë Rajonale të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive Berat, ju njoftojmë se nuk është kualifikuar asnjë kandidat.

Sa më sipër, ju njoftojmë anulimin e procedurës për pozicionin e punës Përgjegjës Sektori në Sektorin e Zyrës Vendore Kuçovë, në Drejtorinë Rajonale të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive Berat.

PËR MË TEPËR KLIKONI NË LINKUN BASHKËNGJITUR 1649.6