Në zbatim të Ligjit nr.7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, Ligjit nr.15/2019 “Për nxitjen e punësimit”, Vendimit të Këshilli të Ministrave nr.554, datë 31.07.2019 “Për krijimin, mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive”, i ndryshuar, Urdhërit të Kryeministrit nr.172, datë 24.12.2019 “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive” i ndryshuar, Udhëzimit të Ministrit të Financave dhe Ekonomisë nr. 34, datë 14.09.2020 “Për mënyrën e emërimit dhe të lirimit nga detyra të punonjësve të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive që trajtohen me Kodin e Punës” i ndryshuar, shkresës nr.4419/3 prot, datë 03.02.2022 “Njoftim për vend të lirë pune” të AKPA-s dhe Vendimit të Komisionit të Vlerësimit nr.4419/9 prot, datë 28.02.2022, për pozicionin e punës Specialist në Sektorin e Zyrës Vendore Mallakastër, në Drejtorinë Rajonale të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, Fier, kategoria IV-c, Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive ju njofton emërimin e kandidatit si më poshtë:
Emërimin në detyrë të Znj.Gentjana Isufaj, në pozicionin e punës punës Specialist në Sektorin e Zyrës Vendore Mallakastër, në Drejtorinë Rajonale të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, Fier, kategoria IV-c.
Njoftimi bëhet në faqen elektronike zyrtare të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive nga Drejtoria Rajonale e Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, Fier, si dhe në një vend të dukshëm në hyrje të ambienteve të Drejtorisë Rajonale të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, Fier.
PËR MË TEPËR KLIKONI NË LINKUN BASHKËNGJITUR 4419.12