Në zbatim të ligjit nr. 15/2019, “Për nxitjen e punësimit”; të ligjit nr. 15/2017, “Për arsimin dhe formimin profesional në Republikën e Shqipërisë”, të vendimit të Këshilli të Ministrave nr. 554, datë 31.7.2019, “Për krijimin, mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive”, të udhëzimit nr.14 datë 27.05.2021, “Për mënyrën e organizimit dhe veprimtarinë e ofruesve publikë të arsimit dhe formimit profesional”, si dhe të shkresave me nr 8 dhe 9 prot, datë 09.01.2023,
Drejtoria Rajonale e Ofrimit të Formimit Profesional Publik Vlorë, ju njofton se në vijim të shkresës nr.503 prot, datë 22.12.2022 “njoftim për vend të lirë”,
- Për pozicionin e punës 1 (një) mësimdhënës i formimit teoriko-praktik në kursin Shërbime në bar dhe restorant, nuk u paraqit asnjë aplikim pranë sekretarisë së DROFPP Vlorë;
- Për pozicionin e punës 1 (një) mësimdhënës i formimit teoriko-praktik në kursin Berber, kandidati Sokol Mersini, i cili ishte kandidat i vetëm për këtë pozicion nuk u kualifikua për shkak të mangësive në dokumentacion, bazuar në udhëzimin nr.14 datë 27.05.2021 “Për mënyrën e organizimit dhe veprimtarinë e ofruesve publikë të arsimit dhe formimit profesional si dhe aspektet e menaxhimit të burimeve njerëzore, përbërjes së njësisë së zhvillimit të ofruesve të arsimit dhe formimit profesional dhe zhvillimit të vazhduar profesional të personelit ”;
- Për pozicionin e punës 1 (një) mësimdhënës i formimit teoriko-praktik në kursin Autoservis, kandidati Besnik Muçaj, i cili ishte kandidat i vetëm për këtë pozicion nuk u kualifikua për shkak të mangësive në dokumentacion, bazuar në udhëzimin nr.14 datë 27.05.2021 “Për mënyrën e organizimit dhe veprimtarinë e ofruesve publikë të arsimit dhe formimit profesional si dhe aspektet e menaxhimit të burimeve njerëzore, përbërjes së njësisë së zhvillimit të ofruesve të arsimit dhe formimit profesional dhe zhvillimit të vazhduar profesional të personelit ”.
- PËR MË TEPËR KLIKONI NË LINKUN BASHKËNGJITUR 5486.1