AGJENCIA KOMBETARE E PUNESIMIT DHE AFTESIVE, DREJTORIA RAJONALE E AGJENCISE KOMBETARE TE PUNESIMIT DHE AFTESIVE TIRANE, VEND I LIRE PUNE

Në zbatim të Ligiit nr.7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, Ligjit nr.15/2019 ”Për nxitjen e punësimit” i ndryshuar, Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.554 datë 31.07.2019 ”Për krijimin, mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive”, i ndryshuar, Urdhërit të Kryeministrit nr. 164, datë 05.10.2023 ”Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive” i ndryshuar, Udhëzimit të Ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit nr.560, datë 26.07.2024 ”Për mënyrën e emërimit,transferimit dhe lirimit nga detyra të punonjësve të Drejtorive Rajonale te Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive që trajtohen me Kodin e Punës” dhe shkresës me nr.2093 prot, datë 12.06.2025 “Kërkesë për shpallje të vendit të lirë pune”, të Drejtorisë Rajonale të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, Tiranë, protokolluar në AKPA me nr. 1337 prot, datë 12.06.2025, ju lutem procedoni me shpalljen e njoftimit për vendin e lirë në faqen elektronike zyrtare të AKPA-s si dhe në një vend të dukshëm në hyrje të ambienteve të Drejtorisë Rajonale të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive Tiranë, brenda datës 13.06.2025, si më poshtë:

Pozicioni i punës:

  • Specialist në Sektorin e Menaxhimit dhe Ofrimit të Shërbimeve të Punësimit “Vasil Shanto”, në Drejtorinë Rajonale të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, Tiranë.

 

PER ME TEPER KLIKONI NE LINKUN BASHKENGJITUR: 1337.1