AGJENCIA KOMBËTARE E PUNËSIMIT DHE AFTËSIVE, DREJTORIA RAJONALE BERAT, ANULLIM PROCEDURE

Në zbatim të Ligjit nr.7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, Ligjit nr.15/2019 “Për nxitjen e punësimit”, Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.554 datë 31.07.2019 “Për krijimin, mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive”, Urdhërit të Kryeministrit nr.172, datë 24.12.2019 “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive”, i ndryshuar, Udhëzimit të Ministrit të Financave dhe Ekonomisë nr.15, datë 29.04.2022 “Për mënyrën e emërimit dhe të lirimit nga detyra të punonjësve të Drejtorive Rajonale të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive që trajtohen me Kodin e Punës”, shkresës me nr.160 prot, datë 13.02.2023 “Njoftim për vend të lirë pune” të Drejtorisë Rajonale të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, Berat, protokolluar në AKPA me nr.872 prot, datë 16.02.2023, Njoftimit me nr.872/1 prot, datë 28.02.2023 “Njoftim për vend të lirë pune” të AKPA-s, për procedurën e shpalljes së vendit të lirë të punës për pozicionin: Specialist në Sektorin e Shërbimeve Mbështetëse, në Drejtorinë Rajonale të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, Berat, ju njoftojmë se në fazën e parë nuk është paraqitur asnjë aplikim.

 

Sa më sipër, ju njoftojmë anulimin e procedurës për pozicionin e punës: Specialist në Sektorin e Shërbimeve Mbështetëse, në Drejtorinë Rajonale të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, Berat.

PËR MË TEPËR KLIKONI NË LINKUN BASHKËNGJITUR 872.3