Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Vende te lira pune

Në zbatim të nenit 22 dhe të nenit 25, të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut II, III, IV dhe VII, të VKM nr.243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe pranimit në shërbimin civil për pozicionet:

 

  • 2 (dy) Specialist (Arkiv/Protokoll) në Sektorin e Arkiv Protokollit, në Drejtorinë Ekonomike dhe Shërbimeve Mbështetëse, pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë – Kategoria III-b ( e barazvlefshme me klasën IV-1[1]).
  • 1 (një) Ndihmës Inspektor, Njësia e Ndihmës Inspektorëve, pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë;
  • 1 (një) Përgjegjës i Sektorit të Përfaqësimit dhe Raportimeve, Drejtoria e Hartimit të Akteve dhe Shërbimeve Juridike, pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë;
  • 1 (një) Përgjegjës i Sektorit të Shërbimeve të Përgjithshme, Drejtoria Ekonomike dhe Shërbimeve Mbështetëse, pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

[1] Referuar kreut IV, pika 4, germa “b”, të VKM nr. 325, datë 31.05.2023 “Për miratimin e strukturës së pagave, niveleve të pagave dhe shtesave të tjera mbi pagë të zëvendësministrit, funksionarëve të kabineteve, prefektit, nënprefektit, nëpunësve civilë dhe nëpunësve në disa institucione të administratës publike.”

PËR MË TEPËR KLIKONI NË LINKUN BASHKËNGJITUR

SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE DHE PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL NË KATEGORINË EKZEKUTIVE SPECIALIST ARKIV PROTOKOLL

Kërkesë për publikim