Në zbatim të Programit të Qeverisë Shqiptare, Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, për aplikimin në Programet e Nxitjes së Punësimit, Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive (AKPA) në Buletinin e njoftimeve Publike Nr.45 datë 29.03.2021, ka publikuar shpërndarjen e fondeve të akorduara nga Buxheti i Shtetit për Programet e Nxitjes së Punësimit për vitin 2021 dhe hapjen e aplikimeve për punëdhënësit e interesuar.
Në zbatim të VKM-së Nr.535, datë 08.07.2020, “Për procedurat, kriteret dhe rregullat për zbatimin e Programit të Punëve Publike në Komunitet” (PPPK), Kreu V, “Rregullat dhe procedurat për zbatimit”, pika 1 dhe 2, AKPA njofton Shpalljen e thirrjes për aplikim në PPPK.
Sipas Kreut III “Kriteret e Aplikimit”, pika 4, Punëdhënësit e regjistruar në zyrën e punësimit, me të drejtë përfitimi në PPPK, jane:
a. Organizata jofitim prurëse;
b. Organizata të shoqërisë civile;
c. Biznese sociale/ sipërmarrje sociale/ ndërrmarje sociale;
d. Institucione publike.
Programi i PPPK për vitin 2021 do të zbatohet në 12 Drejtoritë Rajonale të AKPA-s.
Afati për të aplikuar dhe dorëzuar dokumentacionin për të gjithë punëdhënësit e interesuar fillon nga data e publikimit të njoftimit në Buletinin e Njoftimeve Publike të APP-së.
Dokumentacioni do të dorëzohet në protokollet e Drejtorive Rajonale të AKPA-s.
Bashkëlidhur këtij njoftimi do të gjeni, Termat e Referencës për “Programin i Punëve Publike në Komunitet”.
Shpallur në Buletinin Nr. 140 datë 20 Shtator 2021 të Agjencisë së Prokurimit Publik