KUVENDI I SHQIPËRISË, VENDE TE LIRA PUNE

Në zbatim të ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, kreut V –
“Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 26, “Plotësimi i vendeve të lira në kategorinë e ulët
apo të mesme drejtuese” dhe vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2015, “Për
plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, kreut II, Kuvendi i
Republikës së Shqipërisë , njofton se në administratën e tij ka:

  • 1 (një) vend të lirë pune, në pozicionin: “Shef Sektori” në Sektorin e Auditit.

Në zbatim të ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Kreu IV –
“Pranimi në shërbimin civil”, nenit 22 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë
18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë
ekzekutive”, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, njofton se në Administratën e tij ka:

  • 1 (një) vend të lira pune, në pozicionin: “Specialist” në Shërbimin e Bashkëpunimit me Organizatat Ndërkombëtare, pranë Shërbimit të Marrëdhënieve me Jashtë.

 

PER ME TEPER KLIKONI NE LINKUN BASHKENGJITUR: NJOFTIM PËR VEND PUNE, specialist në Shërbimin e Bashkëpunimit me Organizatat Ndërkombëtare, datë 13.11.2025 NJOFTIM PËR VEND PUNE, shef sektori në Sektorin e Auditit, datë 13.11.2025