Kontrolli i Lartë i Shtetit shpall procedurat për plotësimin e 6 (gjashtë) vendeve vakante në pozicionet:
a. 2 (dy) “Auditues i Parë” në Departamentin e Auditimit të Buxhetit të Shtetit – diplomuar minimumi në Master Profesional në Shkenca Ekonomike;
b. 1 (një) “Auditues i Parë” në Departamentin e Auditimit të Teknologjisë së Informacionit – diplomuar minimumi në Master Profesional në Inxhinieri Elektrike / Inxhinieri Elektronike;
c. 1 (një) “Auditues i Parë” në Departamentin e Auditimit të Vetëqeverisjes Vendore dhe Pronës Publike – diplomuar minimumi në Master Profesional në Inxhinieri Mjedisi;
d. 1 (një) “Auditues i Parë” në Departamentin e Auditimit të Performancës – diplomuar minimumi në Master Profesional në Shkenca Juridike;
e. 1 (një) “Auditues i Dytë” në Departamentin e Auditimit të Institucioneve të Sigurisë, Shoqërive Publike dhe Investimeve të Huaja – diplomuar minimumi në Master Profesional në Shkenca Juridike.
PER ME TEPER KLIKONI NE LINKUN BASHKENGJITUR: Njoftim_vende_te_lira_6_Auditues_