Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Vende te lira pune

Në zbatim të nenit 26 të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Kreu V – “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, si dhe planit vjetor të pranimit 2023 Njësia përgjegjëse e Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, shpall Procedurën e lëvizjes paralele dhe/ose ngritjes në detyrë për pozicionin:

  •   1 ( një ) – “Drejtor i Drejtorisë së Hetimit Sektorial dhe Sigurisë së të Dhënave, në Drejtorinë e Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, pranë KDIMDP-së”, Kategoria e pagës II-1.
  •  “Inspektor” 1 (një), në Drejtorinë e Ankesave dhe Harmonizimit, në Drejtorinë e Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave personale, pranë KDIMDP-së, Kategoria e pagës III-1.
  • “Inspektor” 1 (një), në Drejtorinë e Hetimit Sektorial dhe Sigurisë së të Dhënave , në Drejtorinë e Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave personale, pranë KDIMDP-së
  • PËR MË TEPËR KLIKONI NË LINKUN BASHKËNGJITUR FW_ shpallje final