KOMISIONERI PËR TË DREJTËN E INFORMIMIT DHE MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE- VEND I LIRË PUNE

Në zbatim të nenit 22 dhe të nenit 25, të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut II, III, IV dhe VII, të VKM nr.243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, Njësia përgjegjëse e Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, shpall procedurën e lëvizjes paralele dhe pranimit në shërbimin civil për pozicionin:

1 (një) Specialist në Sektorin e Burimeve Njerëzore dhe Marrëdhënieve me Publikun, në Drejtorinë e Shërbimeve të Brendshme dhe Financës, pranë Zyrës së KDIMDP – së, Klasa IV-1.

PER ME TEPER KLIKONI NE LINKUN BASHKENGJITUR: Shpallja specialist marredhenie me publikun 2025