Në zbatim të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, neni 22 dhe neni 25, si dhe VKM nr. 243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, Kreu II, III, IV dhe VII, Këshilli i Lartë Gjyqësor, njofton shpalljen e konkurimit për vend të lirë pune nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele dhe të pranimit në shërbimin civil (të dy procedurat zhvillohen në të njëjtën kohë) për kategorinë ekzekutive, si më poshtë:
– 1 (një) vend, në pozicionin Specialist i Integrimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë, (kategoria ekzekutive, IV-1), Drejtoria e Integrimit Europian, Marrëdhënieve me Jashtë dhe Projekteve të Huaja, në Departamentin e Shërbimeve Juridike, Integrimit Europian dhe Marrëdhënieve me Jashtë, pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor.
PER ME TEPER KLIKONI NE LINKUN BASHKENGJITUR: Njoftim per shpallje Spec. Integrimi, 29 korrik 25