Në zbatim të ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, nenit 32, “Pranimi i nëpunësve civilë të kategorisë së lartë drejtuese në institucionet e pavarura dhe njësitë e qeverisjes vendore”, vendimit të Këshillit të Ministrave nr.118, datë 05.03.2014, “Për procedurat e emërimit, rekrutimit, menaxhimit dhe përfundimit të marrëdhënies në shërbimin civil, të nëpunësve civil të nivelit të lartë drejtues dhe anëtarëve të TND-së”, të ndryshuar, kreut III “Kërkesat dhe kushtet e pranimit në TND dhe në kategorinë e nivelit të lartë drejtues për institucionet e pavarura dhe njësitë e qeverisjes vendore” dhe kreut VIII “Procedura e pranimit në kategorinë e nivelit të lartë drejtues për institucionet e pavarura dhe njësitë e qeverisjes vendore”, Institucioni i Presidentit të Republikës së Shqipërisë, hap procedurat për plotësimin e 3 (tre) vendeve vakante në administratën e tij, në pozicionet si vijojnë:
– 1 (një) vend “Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimeve Juridike”;
– 1 (një) vend “Drejtor i Përgjithshëm i Menaxhimit Financiar dhe Shërbimeve”;
– 1 (një) vend “Drejtor i Përgjithshëm i Shtetësive dhe TIK”.
PER ME TEPER KLIKONI NE LINKUN BASHKENGJITUR: Shpallje vende vakante Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimeve Juridike, Drejtor i Përgjithshëm i Menaxhimit Financiar dhe Shërbimeve, Drejtor i Përgjithshëm i Shtetësive dhe TIK