BASHKIA TIRANË VEND I LIRE PUNE

Në zbatim të Nenit 22 dhe të Nenit 25, të Ligjit 152/2013 “Për Nëpunësin Civil” i ndryshuar, si dhe të Kreut II, IV dhe VII, të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Bashkia Tiranë shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe të pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive, për grupin e pozicioneve:

1. 631- Specialist – Sektori i Kontrollit Financiar dhe Kontabilitetit, Drejtoria e Finances, Drejtoria e Pergjithshme e Menaxhimit Financiar,Bashkia Tiranë – Kategoria: IV-a

Nё mbёshtetje të Ligjit nr.139/2015, “Pёr vetëqeverisjen vendore”, ne vijim te projektit fitues per ofrimin e sherbimeve te integruara shendetsore dhe sociale ne zonat rurale prane organizates  nderkombetare PNUD , ne zbatim te Marreveshjes se Bashkepunimit standard te Programit te Kombeve te Bashkuara per Zhvillim dhe Bashkise Tirane, date 11.03.2021 prot 11209/1, per ofrim te sherbimeve ne permiresim te mbrojtjes sociale, Bashkia e Tiranës shpall konkursin për plotësimin e vendeve  vakant të 2 (dy) pozicioneve për stafin e zbatimit të projektit si më poshtë: