Në zbatim të nenit 22 dhe të nenit 25, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” të Këshillit të Ministrave, Njësia e Menaxhimit te Burimeve Njerëzore pranë Bashkisë Pogradec shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe të pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive, për pozicionin: 7 pozicione pune, pjese e shërbimit civil, pranë Bashkisë Pogradec.
1(një) pozicion- Inspektor për mbrojtjen e konsumatorit, Inspektoriati i Mbrojtjes së Konsumatorit dhe Tregjeve, Drejtoria e Kontrollit dhe Mbrojtjes së Territorit, Kategoria e pagës IV-a.
1 (Një) Pozicion – Jurist, pranë Drejtorisë e Kontrollit dhe Mbrojtjes së Territorit, Kategoria e pagës III-b.
2 (Dy) Pozicione – “Specialist finance”, pranë Sektorit tnë Drejtorinë Ekonomike dhe Menaxhimit Financiar, Kategoria e pagës III-b.
1 (Një) Pozicion – Specialist i emergjencave civile, në Sektorin e Emergjencave Civile, Drejtoria e Emergjencave, Strehimit dhe Administrimit të Tokës Bujqësore në Njësitë Administrative, Kategori e pagës IV-a.
1 (Një) pozicion- Specialist për Koordinimin e Integrimit Europian dhe Ndihmës së Huaj, pranë , Njësisë për Koordinimin e Integrimit Europian dhe Ndihmës së Huaj, Kategoria e pagës IV-a.
2 (Dy) Pozicione – Specialist i Strehimit, në Sektorin e Strehimit, Drejtoria e Emergjencave, Strehimit dhe Administrimit të Tokës Bujqësore në Njësitë Administrative, Kategori e pagës IV-a.
1 (Një) pozicion- Specialist për titujt e pronësisë në Nj.A Udënisht, pranë Sektorit të Trajtimit të Titujve të Pronësisë, Drejtoria e Emergjencave, Strehimit dhe Administrimit të Tokës Bujqësore në Njësitë Administrative, Kategoria e pagës IV-a.
PËR MË TEPËR KLIKONI NË LINKUN BASHKËNGJITUR
Inspektor per mbrojtjen e konsumatorit ( shpallje) JURIST , IKMT , SHPALLJE Specialist finance Specialist për emergjencat civile Specialist per projektet komunitare Specialist per strehimin SPECIALIST PËR TRAJTIMIN E TITUJVE TË PRONËSISË ( SHPALLJE )