Në zbatim të nenit 22 dhe të nenit 25, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të Kreut II, III, IV dhe VII, të Vendimit nr. 243 datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”i ndryshuar, Bashkia Korçë shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe të pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive, për pozicionin:
- 1 (një) Specialist në Sektorin e Menaxhimit të Fondit Pyjor / Kullosor dhe Kadastrës, në Drejtorinë e Pyjeve dhe Kullotave , kategoria IV.2
Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të Kreut II dhe III, të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 242 datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese “ , Bashkia Korçë shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe të ngritjes në detyrë, për kategorinë e ulët drejtuese, për pozicionin:
- 1 (një) Përgjegjës i Sektorit të Prokurimeve në Drejtorinë e Prokurimeve , kategoria III.3
PER ME TEPER KLIKONI NE LINKUN BASHKENGJITUR: Shpallje pergjegjes i prokurimeve Shpallje Specialist Pyjesh