BASHKIA KORÇË, VENDE TE LIRA PUNE

Në zbatim të ligjit 139/2015 “Për vetëqeverisjen  vendore”, ligjit nr. 7961, datë 12.7.1995 “Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, ligjit nr. 44/2015 “Kodi i Procedurës Administrative i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 142 datë 12.03.2014 “Për përshkrimin dhe klasifikimin e pozicioneve të punës në institucionet e administratës shtetërore dhe institucioneve të pavaruara”, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 328 datë 31.05.2023 “Për klasifikimin e funksioneve, grupimin e njësive të vetëqeverisjes vendore, për efekt page dhe caktimin e kufijve të pagave të funksionarëve të zgjedhur e të emëruar, të nëpunësve civilë e të punonjësve administrativë të njësive të vetëqeverisjes vendore” i ndryshuar, në VKM nr. 326  datë 31.05.2023 “Për pagat e punonjësve mbështetës dhe punonjësve të tjerë të specialiteteve të ndryshme në disa institucione të administratës publike” i ndryshuar, në Vendimin e Këshillit të Bashkisë nr. 176 datë 26.12.2024 “Mbi miratimin e buxhetit vjetor të vitit 2025 dhe PBA 2025-2027 të Bashkisë Korçë”, në VKB nr.173 datë 26.12.2024 dhe në VKB nr. 173 datë 26.12.2024 “Për miratimin e nivelit të pagave të punonjësve e të personave të tjerë të zgjedhur ose të emëruar në institucionin e Bashkisë dhe Institucioneve të varësisë për vitin 2025”, në urdhërin e Kryetarit nr. 35 datë 17.01.2025 “për miratimin e strukturës së ndërmarrjeve dhe institucioneve në varësi të bashkisë korçë për vitin 2025” dhe vendimin nr. 3 datë 17.01.2025 “për miratimin e strukturës analitike të ndërmarrjeve dhe institucioneve në varësi të bashkisë korçë për vitin 2025”.  Bashkia Korçë do të fillojë proçedurat për plotësimin vendeve vakante në Ndërmarrjen e Shërbimeve Publike, si më poshtë:

 

  • 1 (një) Përgjegjës sektori (inxhinier) në sektorin e mirëmbajtjes së rrugëve dhe trotuareve, kategoria III.3.
  • 1 (një) Përgjegjës sektori (inxhinier mekanik) në sektorin mekanik, transportit dhe mirëmbajtjes, kategoria III.3.
  • 1 (një) Përgjegjës sektori (inxhinier) në sektorin e rrugëve rurale, kategoria III.3.
  • 1 (një) Përgjegjës i degës teknike (inxhinier), në sektorin e ujitjes dhe kullimit, kategoria III.3.

 

 

 

PER ME TEPER KLIKONI NE LINKUN BASHKENGJITUR: shpallje nshp