Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të Kreut II dhe III, të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 242, datë 18/03/2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, Bashkia Korçë shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë, për kategorinë e ulët drejtuese, për pozicionin:
- 1 (një) Përgjegjës i sektorit për planifikimin e territorit në drejtorinë e planifikimit dhe kontrollit të zhvillimit të territorit në drejtorinë e përgjithshme të planifikimit të territorit dhe menaxhimit të kontratave të infrastrukturës, kategoria III.a/1.
Në zbatim të nenit 22 dhe të nenit 25, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të Kreut II, III, IV dhe VII, të Vendimit nr. 243 datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”i ndryshuar, Bashkia Korçë shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe të pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive, për pozicionin:
- 1 (një) Specialist projektues në Sektorin e planifikimit të territorit, në drejtorinë e planifikimit dhe kontrollit të zhvillimit të territorit, në drejtorinë e përgjithshme të planifikimit të territorit dhe menaxhimit të kontratave të infrastrukturës, kategoria e pagës III.b.
- 1 (një) Specialist për mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave demografike etj., në sektorin e administrimit të rregjistrimit të territorit, në drejtorinë e planifikimit dhe kontrollit të zhvillimit të territorit, në drejtorinë e përgjithshme të planifikimit të territorit dhe menaxhimit të kontratave të infrastrukturës, kategoria III.b.
- 1 (një) Specialist për emergjencat civile në sektorin e emergjencave civile, në drejtorinë e burimeve njerëzore, protokoll-arkivës dhe shërbimeve mbështetëse, në drejtorinë e përgjithshme juridike dhe menaxhimit të burimeve njerëzore, kategoria III.b.
PER ME TEPER KLIKONI NE LINKUN BASHKENGJITUR: shpallja spec emergjencat civile, shpalla spec GIS , shpallja spec projektues, pergjegjes i sektori te planifikimit te territorit