Në zbatim të ligjit 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, ligjit nr. 7961, datë 12.7.1995 “Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, ligjit nr. 44/2015 “Kodi i Procedurës Administrative i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 142 datë 12.03.2014 “Për përshkrimin dhe klasifikimin e pozicioneve të punës në institucionet e administratës shtetërore dhe institucioneve të pavaruara”, në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 165 datë 02.03.2016 “Për grupimin e njësive të vetëqeverisjes vendore për efekt page dhe caktimin e kufijve të pagave të funksionarëve të zgjedhur e të emëruar, të nëpunësve civilë e të punonjësve administrativë të vetëqeverisjes vendore” i ndryshuar, në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 717 datë 23.06.2009 “Për pagat e punonjësve mbështetës të institucioneve buxhetore”, të ndryshuar, në Vendimin e Këshillit të Bashkisë nr. 147 datë 22.12.2021 “Mbi miratimin e buxhetit vjetor 2022 të Bashkisë Korçë”, në Vendimin e Këshillit të Bashkisë nr. 6 datë 27.01.2022 “Për rishqyrtimin e VKB nr. 147 datë 22.12.2021 “Për miratimin e buxhetit vjetor 2022 të Bashkisë Korçë”, në Vendimin e Këshillit te Bashkisë nr. 146 datë 22.12.2021 “Për miratimin e nivelit të pagave të punonjësve e të personave të tjerë të zgjedhur ose të emëruar në institucionin e Bashkisë dhe Institucioneve të varësisë për vitin 2022” dhe në urdhërin e Kryetarit të Bashkisë Korçë nr. 47 datë 01.02.2022 “Për miratimin e strukturës të Ndërmarrjeve dhe Institucioneve në varësi të Bashkisë Korçë për vitin 2022”, Bashkia Korçë do të fillojë proçedurat për plotësimin vendeve vakante në Ndërmarrjen e Shërbimeve Publike, si më poshtë:
- 1 (një) Përgjegjës i sektorit të mirëmbajtjes së rrugëve dhe trotuareve
- 1 (një) Përgjegjës i sektorit të ndriçimit publik
- 1 (një) Përgjegjës i degës teknike në sektorin e ujitjes dhe kullimit
- 1 (një) inxhinier gjeodet në sektorin e ujitjes dhe kullimit
- 1 (një) Magazinier në Sektorin Ekonomik
- PËR MË TEPËR KLIKONI NË LINKUN BASHKËNGJITUR shpallje nshp 2