Në zbatim të ligjit 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, ligjit nr. 7961, datë 12.7.1995 “Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, ligjit nr. 44/2015 “Kodi i Procedurës Administrative i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 328 datë 31.05.2023 “Për klasifikimin e funksioneve, grupimin e njësive të vetëqeverisjes vendore, për efekt page dhe caktimin e kufijve të pagave të funksionarëve të zgjedhur e të emëruar, të nëpunësve civilë e të punonjësve administrativë të njësive të vetëqeverisjes vendore”, Vendimin e Këshillit të Bashkisë nr. 167 datë 29.12.2023 “Mbi miratimin e buxhetit vjetor të vitit 2024 dhe PBA 2024-2026 të Bashkisë Korçë”, në urdhërin e Kryetarit të Bashkisë nr. 32 datë 17.01.2024“Për miratimin e strukturës të administratës së Bashkisë Korçë për vitin 2024” si dhe vendimin nr.2 datë 17.01.2024 “Për miratimin e strukturës analitike të Bashkisë Korçë për vitin 2024”, Bashkia Korçë do të fillojë proçedurat për plotësimin vendit vakant, si më poshtë:
- 1 (një) Magazinier në Sektorin e Kontabilitetit në Drejtorinë e Financës dhe Kontabilitetit në Drejtorinë e Përgjithshme e Financës, Buxhetit dhe MFK.
PER ME TEPER KLIKONI NE LINKUN BASHKENGJITUR: shpallje nshp magazinier