BASHKIA KOLONJË, VENDE TE LIRA PUNE

Në zbatim të nenit 26 të Ligjit Nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut II dhe III, të Vendimit Nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Bashkia Kolonjë shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe të ngritjes në detyrë dhe pranimin nga jashtë shërbimit civil për pozicionin:

  • Drejtor në Drejtorinë e Shërbimeve Publike, Kategoria II-2
  • Drejtor në Drejtorinë e të Ardhurave dhe Tatim Taksave, Kategoria e II-2.
  • Drejtor në Drejtorinë e Çeshtjeve Juridike dhe Prokurimeve Publike, Kategoria e II-2
  • Drejtor i Drejtorisë së Artit dhe Kulturës, Kategoria e II-2

Në zbatim të nenit 26 të Ligjit Nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut II dhe III, të Vendimit Nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese“, Bashkia Kolonjë shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe të ngritjes në detyrë për pozicionin:

  • 1 (Një) Përgjegjës Finance në Drejtorinë e Financës ,Buxhetit dhe Ekonomisë, Kategoria III-2
  • 1 (Një) Pozicion Përgjegjës në Drejtorinë e Turizmit dhe Agroturizmit Kategoria e ulët Drejtuese klasa III-2
  • 1 (Një) Përgjegjës në sektorin e Auditit të Brendshëm, Kategoria e pagës III-2.

Në zbatim të nenit 22 dhe të nenit 25, të Ligjit Nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut II, III, IV dhe VII, të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015 “ Për pranimin, levizjen paralele, periudhën e proves dhe emërimin në kategorinë eksekutive” I ndryshuar. Bashkia Kolonjë shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe pranimit në shërbimin civil, kategoria ekzekutive për pozicionet:

  • 1 (Një) Specialistë në Sektorin e Auditit të Brendëshëm, Kategoria e IV-3
  • 1 (Një) Specialist Finance në Drejtorinë e Financës ,Buxhetit dhe Ekonomisë, Kategoria e IV-3
  • 1 (Një) Specialist Finance në Drejtorinë e Artit, Kulturës dhe Sportit Kategoria e IV-3
  • 1  (Një) Specialist Mjedisi, Kategoria e IV-3
  • 2 (Dy) Specialist i Aseteve, Kategoria e pagës IV-3)
  • 2 (Dy) pozicione Specialist Jurist, Drejtoria e Çeshtjeve Juridike dhe Prokurimeve Publike. Kategoria e pagës IV-3).
  • (1  Një Specialist Topograf Sistemi GIS, Kategoria e pagës IV-3).
  • (1) Një Specialist për mbrojtjen e femijeve, Drejtoria e Shërbimit Social, Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve Kategoria e pagës IV-3).
  • 1 (Një) Specialist për Zhvillimin Ekonomik, Drejtoria e Turizmit dhe Agroturizmit Kategoria e pagës IV-3).
  • 1 Një) Pozicion Specialist për Zhvillimin e Projekteve, Drejtoria e Planifikimit, Zhvillimit të Territorit dhe Mjedisit. Kategoria e pagës IV-3).
  • 1 (Një) Specialist për Prokurimet Publike , Drejtoria e Çeshtjeve Juridike dhe Prokurimeve Publike ,,Kategoria e pagës IV-3).
  • (1) Një pozicion, Specialist I Bujqësisë në Drejtorinë e Bujqëisë dhe Zhvillimit Rural Kategoria e pagës IV-3 .
  • (1) Një Pozicion , Specialist i Burimeve Njerëzore, Drejtoria e Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve të Brendshme , Kategoria e pagës IV-3.
  • (1) Një Pozicion , “Specialist për Rininë, Migracionin dhe Diasporën”, Kategoria e pagës IV-3.
  • (2) Dy Pozicione, Specialist i Tatim-Taksave, Drejtoria e të Ardhurave dhe Tatim Taksave, Kategoria e pagës IV-3.
  • (2) Dy pozicione, Specialistë Auditi dhe Specialist Sinjalizimi në Sektorin e Auditit të Brendëshëm, Kategoria e pagës IV-3
  • (1) Një pozicion, Specialist i Ndihmës Ekonomike dhe PAK, Kategoria e pagës IV-3.

 

PER ME TEPER KLIKONI NE LINKUN BASHKENGJITUR: A.K.P.A Shpalljet 2025 Bashkia Kolonjë