Në zbatim të nenit 26 të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të kreut II dhe III, të vendimit nr. 242, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese“, i ndryshuar me VKM nr. 748, datë 19.12.2018, Bashkia Himarë shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe të ngritjes në detyrë për pozicionin:
- 1 (një) Drejtor drejtorie, në drejtorinë e turizmit, kulturës dhe sportit – Kategoria e pagës II-b.
Në zbatim të nenit 22 dhe të nenit 25, të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të kreut II, III, IV dhe VII, të vendimit nr. 243, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” i ndryshuar me VKM nr. 746, datë 19.12.2018, Bashkia Himarë shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe pranimit në shërbimin civil për pozicionin:
- 1 (një) specialist i arsimit dhe rinisë, në sektorin e mbrojtjes sociale, arsimit dhe rinisë, në drejtorinë e çështjeve sociale, arsimit dhe rinisë, klasa e pagës IV-3.
- 1 (Një) specialist i financës, në sektorin e financës, në drejtorinë financës dhe planifikimit të buxhetit, klasa e pagës IV-3.
PER ME TEPER KLIKONI NE LINKUN BASHKENGJITUR: Shpallje per levizje paralele dhe pranim ne sherbimin civil per Specialist i finances Shpallje per levizje paralele dhe pranim ne sherbimin civil per specialist i arsimit dhe rinise Publikim vendi i lire per Drejtor i drejtorise se turizmit, kultures dhe sportit