Në mbështetje të Ligjit nr. 53/2019: “Për Akademinë e Shkencave në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të VKM-së Nr. 821, datë 28.12.2023: “Për ngritjen dhe organizimin e njësive të përhershme të kërkim-studimit në albanologji pranë Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë”, të vendimit të Kryesisë të Akademisë së Shkencave, nr.3, datë 10.1.2024: “Për ngritjen dhe organizimin e Qendrës së Botimeve Enciklopedike dhe Albanologjike”, të ndryshuar, të nenit 58, të Statutit të Akademisë së Shkencave, të ndryshuar, të nenit 68, 90 dhe nenit 94, pika 1, gërma a, të rregullores së brendshme administrative, të ndryshuar dhe shkresës Nr. 1142 Prot, datë 14.07.2025, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, shpall vendin e lirë të punës:
- “Specialist IT, kategoria e pagës IV-1, pranë Qendrës së Botimeve Enciklopedike dhe Albanologjike, pjesë e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë”.
PER ME TEPER KLIKONI NE LINKUN BASHKENGJITUR: Njoftim per vend te lire pune, specialist IT