Në zbatim të nenit 22 dhe të nenit 25, të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut II, III, IV dhe VII, të VKM nr.243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, Vendimit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë nr. 86/2018 “Për miratimin e organikës dhe klasifikimit të pagave të Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, i ndryshuar, Njësia përgjegjëse e Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, njofton se në administratën e Zyrës së Komisionerit është krijuar rishtazi 1 (një) vend i lirë pune, dhe shpall procedurën e lëvizjes paralele dhe pranimit në shërbimin civil për pozicionin:
- 1 (një) Specialist financë-buxhet/shërbime në Sektorin e Financës dhe Shërbimeve, në Drejtorinë e Shërbimeve të Brendshme dhe Financës, pranë Zyrës së KDIMDP – së, Klasa IV-1.
PER ME TEPER KLIKONI NE LINKUN BASHKENGJITUR: AKPA shpallje Specialist ekzekutiv specialiste e finances nen .2025