THIRRJE E HAPUR PËR SUBJEKTET NË SEKTORIN AGRO–USHQIMOR

Në kuadër të zbatimit të projektit “Trajnim Inovativ dhe Aftësi Profesionale në Sektorin Agro–Ushqimor” – ITC FOOD, Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive (AKPA) shpall thirrjen e hapur për aplikim për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (SME) që operojnë në sektorin agro–ushqimor në rajonin e Elbasanit.

Projekti ITC FOOD bashkëfinancohet nga Bashkimi Evropian nëpërmjet Instrumentit të Para–Anëtarësimit (IPA III), programi Interreg IPA South Adriatic 2021–2027 dhe zbatohet nga AKPA në bashkëpunim me partnerët e tjerë të projektit.

Qëllimi i projektit është të mbështesë zhvillimin e një sektori agro–ushqimor më konkurrues dhe inovativ në rajonin e Adriatikut Jugor, përmes programeve bashkëpunuese, trajnimeve inovative dhe përdorimit të mjeteve digjitale. Projekti synon të pajisë SME-të me aftësi dhe burime për rritje të qëndrueshme dhe përfitime afatgjata.

 

PER ME TEPER KLIKONI NE LINKUN BASHKENGJITUR: Thirrje-e-hapur-ICT-FOOD