GJYKATA KUSHTETUESE, VEND I LIRE PUNE

Në zbatim të nenit 22 dhe të nenit 25, të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut II, III, IV dhe VII, të Vendimit nr. 243, datë 18.03.2015, të Këshillit të Ministrave, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, bazuar në Ligjin nr.8577, datë 10.02.2000, “Për organizimin e funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, i ndryshuar, dhe Rregulloren e Brendshme, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe të pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive, për një vend të lirë pune në pozicionin:

“Specialist/e i/e nivelit të lartë të marrëdhënieve me jashtë dhe protokollare” në Drejtorinë e Marrëdhënieve me Publikun dhe me Jashtë – kategoria e pagës IV, klasa e pagës III-3.

 

PER ME TEPER KLIKONI NE LINKUN BASHKENGJITUR: Njoftim publik-Specialist marredhenieve me jashte dhe protokollare-Final 15.01.2025