Në zbatim të nenit 26 të Ligjit Nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut II dhe III, të Vendimit Nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Vendimit të Këshillit Bashkiak nr.39, datë 19.12.2023, “Për miratimin e pagës së punonjësve të Bashkisë Kurbin, Njësive dhe Institucioneve në varësi për vitin 2024”, Urdhërit të Kryetarit të Bashkisë Nr.219, datë 28.12.2023 “Për miratimin e strukturës organizative të Bashkisë Kurbin, Institucioneve dhe Agjensive në varësi dhe klasat e pagave për nëpunësit civile në Bashki dhe Njësitë Administrative për vitin 2024”, Urdhërit të Kryetarit të Bashkisë Nr.124, datë 11.07.2024 “Për miratimin e pozicioneve të kategorisë së mesme drejtuese të cilat do të jenë të hapura për konkurim dhe për pranim nga jashtë shërbimit civil”, Bashkia Kurbin shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë dhe pranimit në shërbimin civil për pozicionin:
· Drejtor në Drejtorinë Juridike dhe të Prokurimeve Publike- kategoria II-b
PER ME TEPER KLIKONI NE LINKUN BASHKENGJITUR: SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALEL12