BASHKIA KURBIN, VENDE TE LIRA PUNE

 

            Në zbatim të nenit 22 dhe të nenit 25, të Ligjit Nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut II, III, IV dhe VII, të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015Vendimit të Këshillit Bashkiak nr.39, datë 19.12.2023, “Për miratimin e pagës së punonjësve të Bashkisë Kurbin, Njësive dhe Institucioneve në varësi për vitin 2024”, Urdhërit të Kryetarit të Bashkisë Nr.219, datë 28.12.2023 “Për miratimin e strukturës organizative të Bashkisë Kurbin, Institucioneve dhe Agjensive në varësi dhe klasat e pagave për nëpunësit civile në Bashki dhe Njësitë Administrative për vitin 2024”, Urdhërit të Kryetarit të Bashkisë Nr.116, datë 01.07.2024 “Për krijimin e komitetit të pranimit, ngritjes në detyrë dhe lëvizjes paralele për nëpunësit civilë në Bashkinë Kurbin”, Bashkia Kurbin shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe pranimit në shërbimin civil për pozicionet:

 

·          1 “Specialist për Statistikat e Përgjithshme”- Sektori i Zhvillimit Ekonomik, Aseteve dhe Statistikave, Drejtoria e Financës, kategoria e pagës: IV-a, 

·         2 “Specialist Kontabiliteti”- Sektori i Kontabilitetit, Drejtoria e Financës, kategoria e pagës: IV-a,  

·         1 “Specialist Buxheti”- Sektori i Buxhetit, Drejtoria e Financës, kategoria e pagës: IVa, 

·         1“Specialist Sektori (Inxhinier Ndërtimi)” Sektori i Planifikimit të Teritorit, Drejtoria e Planifikimit, Kontrollit dhe Zhvillimit të Territorit, kategoria e pagës: IVa,

·         “Specialist Topograf”- Sektori Teknik dhe GIS, Drejtoria e Planifikimit, Kontrollit dhe Zhvillimit të Territorit, kategoria e pagës: IV-a,

·         1 “Specialist për Arkivën (Jurist ose Inxhinier)- Sektori Juridik dhe Menaxhimit të Dokumentacionit, Drejtoria e Planifikimit, Kontrollit dhe Zhvillimit tëTerritorit, kategoria e pagës: IV-a,

·         4 “Specialistë për Emergjencat Civile”- Sektori i Emergjencave Civile, Drejtoria e  Shërbimeve Publike, kategoria e pagës: IV-a,

·         3 “Specialistë për Strehimin”- Sektori i Strehimit Social, Drejtoria e  Shërbimeve Publike, kategoria e pagës: IV-a,

·         1 “Specialist Veterinar”- Sektori i Veterinarisë, Mjedisit & Turizëm, Drejtoria e Mjedisit, kategoria e pagës: IV-a,

·         1 “Specialist për Mbrojten e Konsumatorit dhe Tregut”- Sektori i Veterinarisë, Mjedisit & Turizëm, Drejtoria e Mjedisit, kategoria e pagës: IV-a

·         2 “Specialistë T.I.K –ut”- Sektori i IT, Drejtoria e Burimeve Njerëzore, kategoria e pagës: IV-a;

·         2 “Specialistë Juristë”-  Sektori Juridik, Drejtoria Juridike dhe Prokurimeve Publike, kategoria e pagës: IV-a;

·         1 “Specialist i Kujdesit Social dhe Mbrojtjes së Fëmijëve dhe Shëndetësisë” Drejtoria e Ndihmës Ekonomike dhe Kujdesit Social, kategoria e pagës: IV-a;

·         1 “Koordinator i Dhunës në Familje”,  Drejtoria e Ndihmës Ekonomike dhe Kujdesit Social, kategoria e pagës: IV-a;

·         1 “Punonjës për Mbrojtjen e Fëmijëve në Njësia  Administrative Milot”, kategoria e pagës: IV-a;

·         1 “Punonjës për Mbrojtjen e Fëmijëve në Njësinë Administrative Mamurras”, kategoria e pagës: IV-a;

·         1 “Specialist Kadastre”- Njësia Administrative Mamurras, kategoria e pagës: IV-a.

 

 

PER ME TEPER KLIKONI NE LINKUN BASHKENGJITUR: SHPALLJE PËR NËPUNËS CIVIL BASHKIA KURBIN