Në zbatim të nenit 26 të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të kreut II dhe III, të vendimit nr. 242, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese“, i ndryshuar me VKM nr. 748, datë 19.12.2018, Bashkia Himarë shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe të ngritjes në detyrë për pozicionin:
- 1 (Një) Përgjegjës sektori, në sektorin e burimeve njerëzore dhe informacionit, në drejtorinë e burimeve njerëzore dhe shërbimeve mbështetëse – Kategoria e pagës III-a/1
Në zbatim të nenit 22 dhe të nenit 25, të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të kreut II, III, IV dhe VII, të vendimit nr. 243, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” i ndryshuar me VKM nr. 746, datë 19.12.2018, Bashkia Himarë shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe pranimit në shërbimin civil për pozicionin:
- 2 (dy) Inspektor regjistrimi dhe verifikimi të biznesit, në sektorin e vlerësimit dhe kontrollit të të ardhurave, në drejtorinë e të ardhurave – Kategoria e pagës IV-a.
PER ME TEPER KLIKONI NE LINKUN BASHKENGJITUR: Shpallje per levizje paralele dhe pranim ne sherbimin civil per Inspektor i vlerësimit dhe kontrollit të biznesit Publikim vendi i lire per Pergjegjes i burimeve njerezore dhe informacionit