Në zbatim të nenit 22 dhe të nenit 25, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” të Këshillit të Ministrave, Njësia e Menaxhimit te Burimeve Njerëzore pranë Bashkisë Pogradec shpall proçedurat e lëvizjes paralele dhe të pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive, për pozicionet:
- 1 (një) Pozicion – “Specialist për migracionin dhe diasporën”, Sektori i përfshirjes sociale, barazisë gjinore dhe mbrojtjes të fëmijëve, Drejtoria e Shërbimeve Sociale, Kategoria e pagës IV-a.
- 2 (Dy) Pozicione – “Specialist për monitorimin dhe zbatimin e kushteve të kontratës” lejeve të ndërtimit, Sektori i Monitorimit të Zbatimit të Kushteve të Kontratës, Lejeve të Ndërtimit, Drejtoria e Planifikimit të Kontrollit dhe Zhvillimit të Territorit, Kategoria e pagës III-b.
- 3 (tre) Pozicione – “Specialist për projektet”, Sektori i Planifikimit Urban dhe Projektimit, Drejtoria e Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit të Territorit, Kategoria e pagës III-b.
- 2 (Dy) pozicione – “Specialist për trajtimin e konflikteve mbi titujt e pronësisë”, Sektori Trajtimit të Konflikteve mbi Titujt e Pronësisë, Drejtoria e Emergjencave, Strehimit, dhe Administrimit të Tokës Bujqësore në Nj. A, Transportit dhe Shërbimeve , Kategoria e pagës IV-a.
PER ME TEPER KLIKONI NE LINKUN BASHKENGJITUR: Shpallje Bashkia Pogradec, 25 Mars 2024