Në zbatim të nenit 26 të ligjit nr. 152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar,
kreu V – “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë
18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i
ndryshuar; urdhrit nr. 223, datë 17.05.2023 “Për planin vjetor të pranimit në shërbimin civil për
vitin 2023”, njësia përgjegjëse pranë Komisionit të Prokurimit Publik shpall procedurën e lëvizjes
paralele dhe të ngritjes në detyrë për pozicionin:
“Inspektor” në Komisionin e Prokurimit Publik – Kategoria: III-a, me profil
Ekonomist / Jurist / Inxhinier (2 (dy) vende vakant);
Përgjegjës i Sektorit të Teknologjisë së Informacionit dhe Publikimit në Drejtorinë e
Monitorimit, Shërbimeve Mbështetëse dhe Financës, në Komisionin e Prokurimit Publik –
Kategoria e pagës: III-a (1 (një) vend vakant)
Përgjegjës i Sektorit të Financës, Burimeve Njerëzore dhe Trajnimeve në Drejtorinë e
Monitorimit, Shërbimeve Mbështetëse dhe Financës, në Komisionin e Prokurimit Publik –
Kategoria e pagës: III-a (1 (një) vend vakant)
PËR MË TEPËR KLIKONI NË LINKUN BASHKËNGJITUR
Përgjegjës i Sektorit te Finances, Burimeve Njerezore dhe Trajnime
– Shpallje Shpallje Pergjegjes Sektori i Teknologjise se Informacionit dhe Publikimit