Bazuar në ligjin nr. 152/2013 ”Për nëpunësin civil” i ndryshuar, neni 32 dhe VKM nr. 118, datë 5.3.2014, “Për procedurat e emërimit, rekrutimit, menaxhimit dhe përfundimit të marrëdhënies në shërbimin civil të nëpunësve civilë të nivelit të lartë drejtues dhe anëtarëve të TND-së”, i ndryshuar, kreu VIII dhe Vendimin nr. 1, datë 10.01.2023 “Për planin vjetor të pranimit në shërbimin civil në Këshillin e Lartë Gjyqësor për vitin 2023“, të Kryetares së KLGJ-së, Këshilli i Lartë Gjyqësor, njofton shpalljen e procedurës për pranimin me konkurim, në kategorinë e lartë drejtuese, si më poshtë:
- 1 (një) vend, në pozicionin Drejtor Departamenti, në Departamentin e Shërbimeve Juridike dhe Marrëdhënieve me Jashtë (Nëpunës Civil, Kategoria e Lartë Drejtuese, I-b), në Këshillin e Lartë Gjyqësor.
- 1 (një) vend, në pozicionin Drejtor Departamenti, në Departamentin e Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Administrative (Nëpunës Civil, Kategoria e Lartë Drejtuese, I-b), në Këshillin e Lartë Gjyqësor.
PËR MË TEPËR KLIKONI NË LINKUN BASHKËNGJITUR
2. Njoftim shpallje, Drejt Dep Juridik 10.01.2023
2. Njoftim shpallje, Drejt Dep. Burime njerezore dhe sherb adm 10.01.2023