Në zbatim të nenit 22 dhe të nenit 25, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” të Këshillit të Ministrave, Njësia e Menaxhimit te Burimeve Njerëzore pranë Bashkisë Pogradec shpall proçedurat e lëvizjes paralele dhe të pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive, për pozicionet:
1(një ) pozicion- Inspektor për mbrojtjen e konsumatorit ( Veteriner), Inspektoriati i Mbrojtjes së Konsumatorit dhe Tregjeve, Drejtoria e Kontrollit dhe Mbrojtjes së Territorit, Kategoria e pagës IV-b.
1 (Një) Pozicion – Specialist finance në Drejtorinë Ekonomike dhe Menaxhimit Financiar, Kategoria e pagës III-b.
1(një) pozicion- Drejtor në Drejtorinë e Mbrojtjes së Tokës dhe Koordinimit me NJ.A, Kategoria e pagës II-b.
1( një) pozicion –“Përgjegjës” i Sektorit të Bujqësisë dhe Trajtimit të Titujve të Pronësisë, Sektori i Bujqësisë dhe Trajtimit të Titujve të Pronësisë, Drejtoria e Mbrojtjes së Tokës dhe Koordinimit me NJ.A, Kategoria e pagës III/a1
1 (Një) Pozicion – Përgjegjës i Turizmit, Muzeut dhe Trashëgimisë Kulturore, Sektori i Turizmit, Muzeut dhe Trashëgimisë Kulturore, Drejtoria Turizmit, Kulturës, Rinisë, Muzeut dhe Trashëgimisë Kulturore, kategoria e pagës III-b.
PER ME TEPER KLIKONI NE LINKUN BASHKENGJITUR Inspektor per mbrojtjen e konsumatorit ( shpallje)
Shpallje 2021 Specialist Finance (2)
Shpallje( Drejtor në Drejtorinë e Mbrojtjes së Tokes dhe Koordinimit me NJ.A)
Shpallje Përgjegjës i Sektorit të Bujqësisë dhe Trajtimit të Titujve të Pronësisë (1)