Njësia Përgjegjëse, pranë Zyrës së Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, , Vkm nr.243, datë 18.03.2015 “Për Pranim, Lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kreu V, “Lëvizja paralele brenda së njejtës kategori ”, në përfundim të afatit për pranimin e dokumentave dhe verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurim, njofton se për pozicionin:
- Specialistë në Drejtorinë Juridike pranë Kmd-së
Nuk ka kandidat të kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit:
Kandidatët, të cilët rezultojnë të pakualifikuar, brenda 3 (tri) ditëve kalendarike nga data e njoftimit individual në përputhje me pikën 10 të kreut VII të këtij vendimi, kanë të drejtë të paraqesin ankesat me shkrim në njësinë e burimeve njerëzore të institucionit që ka vendin vakant. Ankesat zgjidhen brenda 5 (pesë) ditëve kalendarike nga data e përfundimit të afatit të ankimit.