Në zbatim të nenit 25, të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, të pikës 21, të Kreut VII, të VKM-së, nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” i ndryshuar, njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore, pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, njofton se, për pozicionet:
- 2 (dy) Specialist (Arkiv/Protokoll), në Sektorin e Arkiv Protokollit, në Drejtorinë e Shërbimeve Mbështetëse, pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë – Klasa e pagës IV–1.
Nuk ka kandidatë fitues.