Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, të Kreut III, të VKM nr. 242, datë 18/03/2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore e Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, në përfundim të afatit të ankimit, për përmbushjen e kushteve për ngritjen në detyrë dhe pranimit nga jashtë shërbimit civil dhe kritereve të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se, për pozicionin:
- 1 (një) Ndihmësinspektor, Njësia e Ndihmësinspektorëve, pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë- klasa e pagës-II-I
Kandidati/kandidatët i/e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit sipas procedurës së ngritjes në detyrë dhe pranimit nga jashtë shërbimit civil është/janë:
Ngritje në detyrë:
- Ornela Basha
Pranim nga jashtë shërbimit civil:
- Adriatik Paci
- Elvira Kaloshi
- Iva Plaushku
- Hilda Berisha
- Lorena Rrapaj
- Mirlind Polovina
Testimi me shkrim do të zhvillohet në datë 11.05.2026, ora 09:00, në ambientet e Zyrës së Inspektorit të Lartë Drejtësisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Sheshi “Nënë Tereza”, Tiranë.
Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datën 11.05.2026, ora 11:00, në ambientet e Zyrës së Inspektorit të Lartë Drejtësisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Sheshi “Nënë Tereza”, Tiranë.
Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, të Kreut III, të VKM nr. 242, datë 18/03/2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore e Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, në përfundim të afatit të ankimit, për përmbushjen e kushteve për ngritjen në detyrë dhe pranimit nga jashtë shërbimit civil dhe kritereve të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin:
- 1 (një) Drejtor i Drejtorisë së Integrimit, Analizës dhe Monitorimit, në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve Juridike dhe Integrimit, pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë – Klasa e pagës II-1.
Për procedurën ngritje në detyrë:
Nuk është paraqitur asnjë kandidaturë për konkurrim.
Për procedurën pranim nga jashtë shërbimit civil:
Kandidati/kandidatët i/e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit sipas procedurës së pranimit nga jashtë shërbimit civil është/janë:
- Klemend Kajana
- Lorena Rrapaj
Testimi me shkrim do të zhvillohet në datë 08.05.2026, ora 10:00, në ambientet e Zyrës së Inspektorit të Lartë Drejtësisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Sheshi “Nënë Tereza”, Tiranë.
Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datën 08.05.2026, ora 11:00, në ambientet e Zyrës së Inspektorit të Lartë Drejtësisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Sheshi “Nënë Tereza”, Tiranë.