Në zbatim të nenit 26, të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, të pikës 16, të Kreut II, të VKM-së nr. 242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, në përfundim të verifikimit të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, bashkëlidhur, do të gjeni, për publikim në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, njoftimin për pozicionet si më poshtë:
- 1 (një) Përgjegjës i Sektorit të Metodikës dhe Standardeve, Drejtoria e Analizës dhe Standardeve, pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë – klasa: III-1.
Kandidati/kandidatët i/e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit është/janë:
• Tea Rama
Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datën 19.11.2025 ora 11:00, në ambientet e Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Godina nr.13, Sheshi “Nënë Tereza”, Tiranë.
Në zbatim të nenit 26, të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, të pikës 16, të Kreut II, të VKM-së nr. 242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, në përfundim të verifikimit të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, bashkëlidhur, do të gjeni, për publikim në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, njoftimin për pozicionet si më poshtë:
- 2 (dy) Ndihmës Inspektor, Njësia e Ndihmës Inspektorëve, pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë-Klasa II-1.
Kandidati/kandidatët i/e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit është/janë:
• Rovena Zoto
Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datën 19.11.2025 ora 10:00, në ambientet e Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Godina nr.13, Sheshi “Nënë Tereza”, Tiranë.