ZYRA E INSPEKTORIT TË LARTË TË DREJTËSISË, VERIFIKIM PARAPRAK

Në zbatim të nenit 26 të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, të pikës 24, të Kreut III, të VKM nr. 242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, Njësia Përgjegjëse e Burimeve Njerëzore e Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të ngritjes në detyrë dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, ju njofton se, për pozicionin:

  • 1 (një) Ndihmës Inspektor, Njësia e Ndihmës Inspektorëve, pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë-Klasa II-1.

Nuk është paraqitur asnjë kandidaturë për konkurrim.

 

Në zbatim të nenit 26, të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, të pikës 24, të Kreut III, të VKM nr. 242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, Njësia Përgjegjëse e Burimeve Njerëzore e Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të ngritjes në detyrë dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, ju njofton se, për pozicionin:

  • 1 (një) Përgjegjës i Sektorit të Burimeve Njerëzore, në Drejtorinë Ekonomike dhe Shërbimeve Mbështetëse, pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë-Klasa III-1.

Kandidati/kandidatët i/e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit është/janë:

 

  1. Alban Çekrezi
  2. Johana Laçi

Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 17.10.2025, ora 09:00, në ambientet e Zyrës së Inspektorit të Lartë Drejtësisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Sheshi “Nënë Tereza”, Tiranë.

Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datën 17.10.2025, ora 10:30, në ambientet e Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Sheshi “Nënë Tereza”, Tiranë.