Në zbatim të nenit 22 dhe 25 të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, dhe të VKM-së nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” i ndryshuar, bashkëlidhur, do të gjeni, për publikim në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, shpalljet e procedurës së konkurimit, për pozicionet si më poshtë:
- 1 (një) Specialist në Sektorin e Auditimit të Brendshëm, pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë – Kategoria III-b. 1 (një) Specialist në Sektorin e Teknologjisë së Informacionit, në Drejtorinë Ekonomike dhe Shërbimeve Mbështetëse, pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë – Kategoria III-b.
- 1 (një) Përgjegjës në Sektorin e Ndihmës Juridike dhe Ankesave, në Drejtorinë e Shërbimeve Juridike, në Drejtorinë e Përgjithshme të Çështjeve dhe Shërbimeve Juridike, pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë-kategoria-III-a.
PËR MË TEPËR KLIKONI NË LINKUN BASHKËNGJITUR SHPALLJE SPECIALIST NE SEKTORIN E AUDITIMIT TE BRENDSHEM ILD
Shpallje_ 1 pozicion Pergj i Sek te Ndihmes Juridike dhe Ankesave ILD