Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë Vende te lira pune

Në zbatim të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, të VKM-së nr. 118, datë 05/03/2014 “Për procedurat e emërimit, rekrutimit, menaxhimit dhe përfundimit të marrëdhënies në shërbimin civil të nëpunësve civilë të nivelit të lartë drejtues dhe të anëtarëve të TND-së”, i ndryshuar, të VKM-së nr. 242, datë 18.03.2015“Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, si dhe të VKM-së, nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, bashkëlidhur, do të gjeni për publikim në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, shpalljet e procedurës së konkurrimit, për pozicionet si më poshtë:

  1. Sekretar i Përgjithshëm, në Zyrën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë-Kategoria I-a (1 pozicion);
  1. Ndihmës Inspektor, Njësia e Ndihmës Inspektorëve, pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë-Kategoria II-b (2 pozicione);
  1. Përgjegjës në Sektorin e Ndihmës Juridike dhe Ankesave, në Drejtorinë e Shërbimeve Juridike, në Drejtorinë e Përgjithshme të Çështjeve dhe Shërbimeve Juridike, pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë-III-a (1 pozicion);
  1. Specialist në Sektorin e Buxhetit dhe Financës, në Drejtorinë Ekonomike dhe Shërbimeve Mbështetëse, pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë-Kategoria III-b (1 pozicion);
  2. PER ME TEPER KLIKONI NE LINKUN BASHKENGJITUR Kerkese_per_publikim