Në zbatim të nenit 25, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, të Kreut VII, të VKM nr.243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, njofton se, për pozicionin:
- 1(një) Specialist (Burimeve Njerëzore) në Sektorin e Burimeve Njerëzore dhe Arkiv Protokollit, në Drejtorinë Ekonomike dhe Shërbimeve Mbështetëse, pranë së Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë-Kategoria III-b
Nuk ka kandidatë fitues
Në zbatim të nenit 25, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, të pikës 22, të Kreut VII, të VKM nr.243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, njofton se, për pozicionin:
- 3(tre) Specialistë në Sektorin e Teknologjisë së Informacionit, në Drejtorinë Ekonomike dhe Shërbimeve Mbështetëse, pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë -Kategoria III-b
Kandidat fitues është:
- Albi Kolaneci
- Në zbatim të nenit 25, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, të Kreut VII, të VKM nr.243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, njofton se, për pozicionin:
- 1(një) Specialist në Sektorin e Buxhetit dhe Financës, në Drejtorinë Ekonomike dhe Shërbimeve Mbështetëse, pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë-Kategoria III-b
Procedura e lëvizjes paralele u mbyll pa kandidatë për konkurrim