Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Rezultatet e Verifikimit Paraprak

Në zbatim të nenit 26, të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, të Kreut III, të VKM nr. 242, datë 18/03/2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore e Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, në përfundim të afatit të ankimit, për përmbushjen e kushteve për ngritjen në detyrë dhe kritereve të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin:

  • 1 (një) Përgjegjës, Sektori i Statistikës, Drejtoria e Analizës dhe Standardeve, pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë – Klasa III-1

 

Kandidati/kandidatët i/e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit është/janë:

  • Leonora Jata

 

Testimi me shkrim do të zhvillohet në datë 05.11.2024, ora 10:00, në ambientet e Zyrës së Inspektorit të Lartë Drejtësisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Sheshi “Nënë Tereza”, Godina nr. 13, Tiranë.

Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datën 05.11.2024, ora 11:30, në ambientet e Zyrës së Inspektorit të Lartë Drejtësisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Sheshi “Nënë Tereza”, Godina nr. 13, Tiranë