Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, të pikës 24, të Kreut III, të VKM nr. 242, datë 18/03/2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore e Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të ngritjes në detyrë dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, ju njofton se, për pozicionin:
- 1 (një) Përgjegjës, Sektori i Statistikës, Drejtoria e Analizës dhe Standardeve, pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë – Klasa III-1
Kandidati/kandidatët i/e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit është/janë:
- Leonora Jata
Testimi me shkrim do të zhvillohet në datë 05.11.2024, ora 10:00, në ambientet e Zyrës së Inspektorit të Lartë Drejtësisë, Rruga “Abdi Toptani”, Nd. 5, Tiranë (tek Avokatura e Shtetit), Tiranë.
Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datën 05.11.2024, ora 11:30, në ambientet e Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Rruga “Abdi Toptani”, Nd. 5, Tiranë (tek Avokatura e Shtetit), Tiranë.